Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firmoset marrëveshja, Turqia trajtim falas për 100 pacientë shqiptarë

2021/01/06 at 6:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Firmoset marrëveshja, Turqia trajtim falas për 100 pacientë shqiptarë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë këtë të mërkurë në Ankara është firmosur edhe pakti për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.


Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Dr.Fahrettin Koca, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë dhe ka për qëllim përmirësimin e sistemeve dhe politikave shëndetësore, përmes praktikave të përparuara akademike dhe shkencore.

Ndër të tjera në marrëveshjen e rinovuar parashikohet se Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin kombëtar, pasi vendet do të shkëmbejnë eksperiencë dhe bashkëpunojnë, në forcimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor, shëndetin publik, shkëmbimi i njohurive e përvojave mbi barnat, pajisjet mbrojtëse dhe vaksinat, në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19.

Marrëveshja mes dy Ministrive të Shëndetësisë do të shtrihet edhe në bashkëpunimin  për sistemet dhe teknologjitë e informacionit shëndetësor, statistikat, sistemet e menaxhimit të informacionit spitalor, në shërbimet e akreditimit dhe kontrollit të cilësisë, në farmaceutikë, pajisje mjekësore, vaksina, bioteknologji, etj.

Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në emergjenca, fatkeqësi natyrore dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta të punës si organizimi i përbashkët i javëve shëndetësore, forumeve të biznesit shëndetësor etj.

Në marrëveshjen e rinovuar parashikohet gjithashtu se, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar” deklaron ministria shqiptare e Shëndetësisë./Opinion.al

Etiketa: Fahrettin Kocamanastirliumarreveshjeshendetesiturqi


Ju sugjerojmë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë

12 Janar, 2026 8:47 am
Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie
Bota

Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie

12 Janar, 2026 8:44 am
Parashikimi i motit, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 12 janar 2026

12 Janar, 2026 8:43 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 12 janar 2026

12 Janar, 2026 8:41 am
Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
Aktualitet

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

11 Janar, 2026 10:53 pm
Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
Bota

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

11 Janar, 2026 9:26 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Venezuela nuk ka vetëm naftë, por edhe minerale strategjike që i duhen SHBA-së

11 Janar, 2026 8:29 pm
Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi
Bota

Studimi/ 1 në 5 persona në Gjermani mendon të largohet nga vendi

11 Janar, 2026 6:37 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump paralajmëron Kubën: Duhet të bëjnë një marrëveshje me ne para se të jetë vonë

11 Janar, 2026 5:35 pm
Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran
Politikë

Protestat në Iran, Berisha: Diktatura e Ajetollahëve, në grahmat e fundit

11 Janar, 2026 4:35 pm
Para
Çuçi takim me homologun turk:Bashkëpunim kundër narkotikës dhe terrorizmit

Çuçi takim me homologun turk:Bashkëpunim kundër narkotikës dhe terrorizmit

Marrëveshja në Ankara/Turqia do të restaurojë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Marrëveshja në Ankara/Turqia do të restaurojë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

“Kisha e Gruevskit”, së shpejti objekti i parë fetar që shkon në faliment

“Kisha e Gruevskit”, së shpejti objekti i parë fetar që shkon në faliment
















TE FUNDIT

Ndryshime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
12 Janar, 2026

Në kuadër të dinamikave të punës në Policinë e Shtetit, janë marrë disa vendime për drejtimin e Drejtorive Vendore të...

Lexo më shumë

Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie

Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie
12 Janar, 2026

Qeveria iraniane ka shpallur tre ditë zie kombëtare për “dëshmorët”, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë të vrarë gjatë dy...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 12 janar 2026

Parashikimi i motit, 12 janar 2026
12 Janar, 2026

Moti në vendin tonë për ditën e sotme do të jetë kryesisht dimëror dhe i ftohtë me kthjellime dhe vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, 12 janar 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
12 Janar, 2026

Dashi-Gjithçka që ju duhet dhe dëshironi do vijë për ju në momentin e duhur. Nuk ka nevojë t’i sforconi gjërat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com