Kryesore

Firmoset marrëveshja në Londër, policia akses në databazën e ADN së shqiptarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 30/11/21 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në një vizitë në Britaninë e Madhe, ku ka takuar edhe homologen e tij, Priti Patel. Dy ministrat e Brendshëm kanë nënshkruar edhe një marrëveshje në Londër.

Në bazë të kësaj marrëveshje, Policia e Shtetit shqiptar do të ketë akses në databazën e ADN-s së shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe.

Marrëveshja është bërë e ditur nga vetë ministrja e Brendshme britanike, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” bën me dije se një gjë e tillë ka për të përshpejtuar hetimet për krimin e organizuar.

E lumtur për takimin me Bledi Çuçin këtë pasdite. Shqipëria është një partner kyç në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi, nga migrimi i paligjshëm te krimi i organizuar.

Sot ne nënshkruam një marrëveshje të re për të ndarë ADN-në mes forcave të rendit, për të përshpejtuar hetimet penale”-shkruan ministrja e Brendshme britanike./Opinion.al

Pas