Gjykata e Tiranës vendos masën e arrestit me burg për Avdjol Dobin, administratori i “DH. Albania”
Në sistemin TIMS Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria por tre herë thirrjeve të prokurorisë për tu paraqitur nuk i është përgjigjur.
Në ditët në vijim pritet të procedohen dhe persona të tjerë të përfshirë në çështjen e Unazës së re.
Firma me anë të dokumenteve të falsifikuara, fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro në fund të vitit të kaluar, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re nga ARRSH-ja.
Pas publikimit të skandalit, të dy tenderat u anuluan, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se DH Albania ka falsifikuar datën e regjistrimit, bilancet dhe një certifikatë të Sekretarit të Shtetit të Delaware në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilës ajo nuk ka detyrime fiskale në këtë shtet, ku është regjistuar.
Dyshohet gjithashtu se DH Albania ka falsifikuar edhe noterizimin në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë një noter, i cili rezulton se nuk ekziston./Rel.d/
.