Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2025/12/02 at 8:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) lidhur me 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë. Vitin e kaluar të ardhurat e tyre nga shitja e armëve dhe e shërbimeve ushtarake arritën në 679 miliardë dollarë.

Kjo përbën një rritje prej 5.9 përqind krahasuar me vitin 2023. Edhe atëherë përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike dhe mbi të gjitha lufta në Ukrainë çuan në rritjen e kërkesës për armë. Ky trend u përshpejtua më tej në vitin 2024.

Pra, a është lufta në Ukrainë e mirë për biznesin? “Për sektorin e mbrojtjes, padyshim”, tha për DW Nan Tian një nga autorët e raportit të SIPRI-t. “Gjatë dy viteve të fundit, këto kompani armësh kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e tyre.”  Kanë zhvilluar pajisje të reja ushtarake, kanë rimbushur rezervat dhe pajisjet e shkatërruara janë zëvendësuar.

Kompanitë gjermane me fitime veçanërisht të larta
Nga 100 kompanitë e listuara, 39 syreshh e kanë qendrën në SHBA që është padyshim vendi më i rëndësishëm për industrinë e prodhimit të armëve. Këto 39 kompani përfitojnë thuajse gjysmën e të ardhurave botërore nga shitja e armëve. Megjithatë rritja e tyre prej 3.8 përqind është ende relativisht modeste. Kurse 26 kompanitë evropiane (pa Rusinë) shënuan së bashku një rritje prej 13 përqind të të ardhurave.

Kompanitë gjermane arritën madje një rritje prej 36 përqind. “Kjo lidhet thuajse tërësisht me pushtimin rus të Ukrainës”, thotë Nan Tian. “Pati një kërkesë më të lartë nga forcat e armatosura gjermane Bundeswehr. Kompani si Rheinmetall dhe Diehl prodhuan tanke, transportues të blinduar për skuadra ushtarake dhe municione për të zëvendësuar ato që u dërguan në Ukrainë si ndihmë ushtarake, por edhe për të rritur rezervat e tyre.”

Ekonomia ruse e luftës sfidon sanksionet
Rusia renditet më vete në raportin e SIPRI-t. Dhe nuk është për t’u habitur që prodhuesit rusë të armëve përjetuan një rritje veçanërisht të fortë. Të ardhurat e tyre nga eksportet ranë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, por kërkesa e brendshme pati një rritje të ndjeshme dhe i kompensoi në masë të gjerë humbjet.

Por Rusia është një rast i veçantë, thekson Nan Tian. “Vendi i ka ndryshuar plotësisht prioritetet e tij. Gjatë tri viteve të fundit, ekonomia dhe prodhimi i saj janë transformuar në një ekonomi lufte.” Të gjitha burimet janë kanalizuar tek lufta. Për shembull, midis viteve 2022 dhe 2024 sipas raportit të SIPRI-t, Rusia e rriti prodhimin e predhave të artilerisë 152 mm me 420 përqind: nga 250,000 në 1.3 milion.

Nan Tian beson se transformimi i ekonomisë ruse ka shkuar aq larg sa, në rast të një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, do të ishte e vështirë të kthehej në një ekonomi jo lufte./DW

Ju sugjerojmë

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

23 Dhjetor, 2025 1:12 pm
Para
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

TE FUNDIT

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
23 Dhjetor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë...

Lexo më shumë

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
23 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”....

Lexo më shumë

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
23 Dhjetor, 2025

Në konferencën për shtyp këtë të martë, Sali Berisha u shpreh se Ervin Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe...

Lexo më shumë

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
23 Dhjetor, 2025

Federata e Futbollit po përgatitet të realizojë një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, me ndërtimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com