Një firmë private ka dëmtuar fiderin e nënstacionit të Kasharit, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të madhe të Unazës së Re në Tiranë. Njoftimin e jep Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke shtuar se po punohet për riparimin e linjës.
“Firma private 4AM ka demtuar fiderin 18 te N/St Kashar duke lene pa Energji elektrike nje pjese te Unazes se Re. OSHEE po punon per riparimin e linjes!”, njofton OSHEE./Opinion.al