Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firma hap humnerë në rrugë, i moshuari: Ku të kaloj të blej ilaçet?

2022/04/29 at 10:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Firma hap humnerë në rrugë, i moshuari: Ku të kaloj të blej ilaçet?

Miso dhe Tefta Gjoni, janë dy bashkëshortë të moshuar 81 dhe 76 vjeç, që jetojnë në Ujë të Ftohtë në qytetin e Vlorës.

Shqetësimi i tyre lidhet më një ndërtim, që po bëhet buzë banesës së  tyre, për shkak të të cilit, kanë mbetur pa rrugë kalimi.

“Duke u mbajtur, duke u kacafitur në mur, si ato hardhucat, ashtu kemi vajtur, nëpër tela. Më parë aty kemi kaluar se ka qenë pus, ka qenë e paprishur”, tha i moshuari.

“Nuk na lajmëruan fare. Gënjenin, thonin do vijë bashkia, do të bëjë projekt, do bëjë punë”, tha e moshuara.

Ky investim po bëhet pranë ish-puseve të naftës, që në kohën e italianëve.

Të izoluar prej më shumë se dy javësh dhe të rrezikuar nga humnera e hapur para banesës, “Stop” bëri që me prezencën e tij, firma e ndërtimit, Elda Vl, të hapë menjëherë një rrugë të përkohshme, që ata të kalojnë dhe me përfundimin e investimit, do të ndërtojë një rrugë, që do t’i shërbejë gjithë lagjes.

Gazetari: Nuk kalon dot për të shkuar deri te shtëpia.

Punonjës: Po ja, do prishim atë murin aty dhe do kalojnë.

Gazetari: Muri i kujt është ky?

Punonjës: Ky është objekti ynë, nga aty, deri te pika e kuqe.

Gazetari: Do vijmë te shtëpia, ka mundësi të vijmë nga rruga tjetër?

Denoncuesi: S’ka rrugë tjetër.

Punonjës: Nga mbrapa!

Denoncuesi: S’ka nga të hysh nga mbrapa, se i ka bërë bllokim ai. ( fqinji)

Denoncuesi: I kam dhënë këtij shteti dhe tani të kacavirrem nëpër mure?

Administrator i firmës “Elda Vl”: Ne po blejmë pronën këtu 200 mijë euro, që të kaloni ju, ti…tallesh.

Denoncuesi: Nga të kaloj, more?

Firma: Nesër muri do prishet.

Denoncuesi: Nuk jam vetëm, kam edhe gruan.

Firma: Po do kalosh këtu, se nga e hëna do prishet kjo. Të hënën fillon prishja këtu dhe kalon në baçen tënde. Kemi blerë pronën kastile për ty.

Denoncuesi: Po deri tani more djalë, e pe se si u kacavirra?

Firma: Rri i qetë, se do ikësh me vrap, jo me avash!

Gazetari: Do hapet rrugë këtu?

Firma: Do sheshohet kjo.

Administrator i firmës “Elda Vl”: Prona jonë mbaron brenda. Prona jonë është deri atje, zotëri.

Gazetari: Xhaxhi, është e rrezikshme për të kaluar aty ti. Si do kalosh aty prapë? Në këtë moshë, ti po dridhesh.

Denoncuesi: E di, sa e kam tani? 14 me 22 është tensioni tani.

Administrator i firmës “Elda Vl”: Do të të lë rrugë, që të kalosh, kur të mbarojmë ne. Rruga në studim është këtu, do ta bëjmë ne.

Denoncuesja: Nuk të lënë ata.

Administrator i firmës “Elda Vl”: Rruga e re në studim… është marrë tri katëshja këtu. Dje kemi rënë dakord me ata dhe do kalojë këtu. Këtë aty nuk e prishje dot, se nuk isha unë dy muaj, se ashtu i pata ca halle. Kur të mbarojmë ne, do kesh akses të kalosh te kompleksi ynë.

Denoncuesi: E falënderoj shumë, Saimirin  me gjithë ekipin e tij për punën, që bëri! Faleminderit Saimirit, shokut tjetër dhe juve se erdhët juve, që u hap!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Para
Kryeministri britanik: Të shohësh video porno në vendin e punës, e papranueshme

Kryeministri britanik: Të shohësh video porno në vendin e punës, e papranueshme

Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 30 prill 2022

Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Ulen sërish temperaturat, parashikimi i motit për sot

TE FUNDIT

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
9 Qershor, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndan pamje nga qyteti i Pogradecit. Në video, shfaqen pikat turistike...

Lexo më shumë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com