Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firma e kryeministrit në draft-kontratë, Rama:I dal për zot vendimeve të qeverisë

2022/02/23 at 5:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Firma e kryeministrit në draft-kontratë, Rama:I dal për zot vendimeve të qeverisë

Në komisionin hetimor për Inceneratorët, Kryeministri Rama ka debatuar me deputetin e PD, Helidon Bushati.

Bushati i tregoi kreut të qeverisë draftkontratën e koncensionit të Inceneratorit të Elbasanit, botuar në Fletoren zyrtare ku ky draft nuk kishte asnjë logo zyrtare dhe ishte firmosur nga zoti Rama.

Kreu i qeverisë i ka thënë Bushatit se i del për zot vendimeve të qeverisë dhe “i vë gjoksin çdo ministri për çdo akuzë që bëhet për sa kohë beteja është e lidhur me punën e përbashkët, nëse pastaj, kushdo që pas kurrizit ka një agjendë tjetër, ka punë me drejtësinë”.

Helidon Bushati: Kjo është fleta e parë e kontratës së Elbasanit dhe është Republika e Shqipërisë pa stemë, pa asgjë fare dhe është draft-kontratë koncesioni. Kjo është ajo zyrtarja. Tani kalojmë dhe desha te prek pjesën e estetikes qe ju e përmendi dhe mundoheni qe ta shprehni pjesën  estetike, ju si lider europian a është bukur që emri juaj të jetë tek publikimet zyrtare, përmbi një draft kontrate koncesioni? Një kryeministër te jete përmbi një draft-koncesioni? Është risi europiane qe kryeministri ne Fletoren zyrtare te vendit e vendos emrin ne një draft kontrate. Turp me te madh sinqerisht nuk ka.

Bushati: Ka një shtesë, një kontratë që i jep të drejtën e shfrytëzimit të impiantit të bërë me paratë publike, pa referenca ligjore të mirëfillta, në tejkalim të kompetencave ligjore, për t’i dhënë të drejtën për shfrytëzim në 25 vjet. A jeni i sigurt, a garantoni qytetarëve shqiptarë që ne nuk do përballemi në një moment të ardhshëm në arbitrazh?

Rama: Deri tani, s’ka marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar. Beteja vazhdon. Këtë kam thënë unë. Për sa i përket pyetjes tjetër, janë gjëra që i keni ezauruar me të tjerët. Nuk e di se çfarë kërkoni nga unë që të garantoj. Juve krijoni pamjen sikur këtu nesër në mëngjes do mblidheshin dhe do bëheshin shkëmbime çantash. Mblidhen të gjitha procedurat dhe bëhet vendimi. Kur kjo vjen nga ju, jo personalisht, që këtij shteti nuk i keni lënë asnjë trashëgimi për t’u pasur respekt. Përjashto Ministrinë e Financave dhe ministrin tuaj të financave. Do ju mësoj unë juve që të merrni vesh çfarë është qeveria.

Bushati: Ajo kontratë e nënshkruar pas një VKM kolegjial, dhe kontrata e nënshkruar e bazuar në një VKM të parregullt, mund të na çojë, ju e garantoni publikun që të mos na çojë në arbitrazh?

Rama: Zoti Bushati, nuk jam nga ata që fshihem, i dal për zot të gjitha gjërave, sot e gjithmonë atyre që bëj. Edhe gabimeve. Kjo është mënyra se si funksionon Këshilli i Ministrave. Unë i dal për zot vendimeve. I dal zot punëve që kam bërë me Saimir Tahirin. I vë gjoksin çdo ministri për çdo akuzë që bëhet për sa kohë beteja është e lidhur me punën e përbashkët. Nëse pastaj, kushdo që pas kurrizit tim ka një agjendë tjetër, ka punë me drejtësi. I dal për zot atij vendimi, dhe besoj se përderisa ai vendim është marrë, nuk kemi pse të kemi arbitrazh. Nga krijohen arbitrazhet. Ju keni parë edhe dokumentin që vetë subjekti që do na çojë në arbitrazh,nuk është i përfshirë në këtë çështje. Për çfarë të japë në garanci. Nuk diskutohet që vendimet e marra, janë ato që çdo kryeministër del garant.

Bushati: Në arbitrazh shkohet kur t’i dorëzohet impianti Bashkisë së Elbasanit. Atëherë lind e drejta që subjekti t’ju çojë në arbitrazh.

Ju sugjerojmë

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page

9 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre
Politikë

Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre

9 Dhjetor, 2025 3:28 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për Ukrainën, Trump: Evropianët janë të dobët

9 Dhjetor, 2025 3:02 pm
Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn
Kronikë

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

9 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Aktualitet

Avokati i Popullit/PS s’njeh tërheqjen e firmave nga PD,kandidatët shkojnë për votim

9 Dhjetor, 2025 2:58 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin

9 Dhjetor, 2025 2:57 pm
Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…
Aktualitet

Deklaratat për “Ballukun”, Shoqata e Gjyqtarëve: Fshihet presioni…

9 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve
Kryesore

Paqja Fiskale, Berisha: Mbështetja publike më e fuqishme që Ramaduro u bën karteleve

9 Dhjetor, 2025 1:11 pm
Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi
Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi

9 Dhjetor, 2025 12:38 pm
Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Kryesore

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat

9 Dhjetor, 2025 11:33 am
Para
Në debat me Bushatin/Ndërhyn Tabaku,Rama:Mos më nxirrni nga lëkura se do shihni..

Në debat me Bushatin/Ndërhyn Tabaku,Rama:Mos më nxirrni nga lëkura se do shihni..

Covid-19 në Shqipëri/213 të infektuar dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

“S’e  njoh Zoton”/ Këlliçi i nxjerr videon Ramës: Jeni nën shoqërinë e tyre

"S’e njoh Zoton"/ Këlliçi i nxjerr videon Ramës: Jeni nën shoqërinë e tyre

TE FUNDIT

“Nuk e kam hallin te një ministër”, Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët duan rritje page

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
9 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar përsëri kërkesën për rritje të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kreu i qeverisë në një...

Lexo më shumë

Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre

Agron Gjekmarkaj takon homologun e tij grek, zbardhen diskutimet mes tyre
9 Dhjetor, 2025

Agron Gjekmarkaj ka takuar në Athinë homologun e tij, Ioannis Plakiotakis, Nënkryetari i Parë i Parlamentit Grek. Demokrati shprehet se...

Lexo më shumë

Negociatat për Ukrainën, Trump: Evropianët janë të dobët

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
9 Dhjetor, 2025

Nga SHBA Donald Trump vijon të japë sinjale se sipas tij problemi qëndron tek evropianët për ngecjen në negociata. Presidenti amerikan...

Lexo më shumë

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn
9 Dhjetor, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit. Mario Perlleshaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com