Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firma e kromit zapton burimin e ujit, falsifikon firmat e banorëve

2022/04/14 at 9:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Firma e kromit zapton burimin e ujit, falsifikon firmat e banorëve

Jemi ndalur në Tropojë në këtë pjesë të emisionit. Shoqëria “Evi Construction dhe Evi Mineral Invest”, që prej vitit 2014 ka marrë një leje minerare për të shfrytëzuar krom në fshatin Zogaj të Tropojës.

Banorë të lagjes Mjekërbardhë të këtij fshati kërkojnë që kjo firmë të largohet prej burimit të ujit të pijshëm si dhe nga tokat e tyre. Ata thonë se firma në fjalë me administrator Admir Demirin, ka tejkaluar koordinatat dhe ka dëmtuar burimin e ujit të pijshëm.

“Shqetësohemi nga një firmë që në vitin 2014 për dhunim të tokave, për shfrytëzim mineralesh që ne aty kemi burimin e ujit dhe ne ngelim pa ujë. Nuk ka marrë parasysh prishjen e ujit. Nuk kemi gjetur konsensus me të fare”, tha një banore.

Konflikti është përshkallëzuar deri në kërcënime.

“Jemi të shqetësuar shumë për këtë punë se na ka hyrë në ujësjellës. Edhe tokat e bukës na i ka prish. Edhe me armë po. I jemi drejtuar shtetit, po sot, po nesër”, tha një banor tjetër.

Në vitin 2015, banorët e lagjes Mjekërbardhë të fshatit Zogaj u ankuan në AKBN dhe erdhi përgjigja, se shoqëria në fjalë, i kishte tejkaluar këto koordinata, duke cënuar burimin e ujit të pijshëm.

AKBN i kërkoi kësaj shoqërie të mos dëmtonte pasuritë e tyre, siç janë tokat dhe të mos rrezikonte ujin e pijshëm.  Asokohe, AKBN u shpreh se vazhdimi i punimeve afër vendburimit të ujit, rrezikonte furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Por administratori i “Evi Construction” thotë, se ka zgjeruar lejen dhe ka të drejtën për të nxjerrë krom pikërisht aty ku ndodhet burimi.  Kryetari i fshatit Zogaj shprehet, se ekziston një listë me firma e servisur si nga banorët e fshatit, por të gjithë ata banorë, që kanë firmosur janë të fshatrave të tjerë.

Gazetari: Trashëgim Aliaj, a është banor i Mjekërbardhit, këtu në Zogaj?

Kryetari i fshatit: Trashëgim Aliaj është në fshatin Prush, është larg.

Gazetari: Zeq Imeri?

Kryetari i fshatit: Zeq Imer Aliaj.

Gazetari: A është banor i Mjekërbardhit?

Kryetari i fshatit: Jo!

Gazetari: Po Barjam Aliaj?

Kryetari i fshatit: Edhe Barjam Idriz Aliaj, ka vdekur, edhe ky banor i Prushit. Të tre këta janë nga fshati Prush.

Gazetari: Man Hasan Aliaj?

Kryetari i fshatit: Jo, është i fshatit Prush./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor, 2025 3:11 pm
Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

14 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige
Politikë

Noka “thumbon” Salianjin: E nisi si “shpëtimtar” i PD, por kërkon një karrige

14 Dhjetor, 2025 2:56 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Zbulohet data, kur do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

14 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria
Kryesore

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria

14 Dhjetor, 2025 1:08 pm
“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…
Kryesore

“Ca trimosha të BKH erdhën te Kryeministria”- Rama: Nuk donin të linin patllaken…

14 Dhjetor, 2025 12:46 pm
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA
Bota

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

14 Dhjetor, 2025 11:20 am
Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore
Kronikë

Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të shpallur në kërkim për ndotje mjedisore

14 Dhjetor, 2025 10:42 am
Para
Ankesa e banorëve për ujin, inspektori i policisë: Loke mos i bjer telefonit!

Ankesa e banorëve për ujin, inspektori i policisë: Loke mos i bjer telefonit!

Dy vrasje brenda në shtëpi, psikologia shpjegon sjelljen e gruas që lante gjakun

Dy vrasje brenda në shtëpi, psikologia shpjegon sjelljen e gruas që lante gjakun

Dy ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni me kafe

Dy ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni me kafe

TE FUNDIT

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
14 Dhjetor, 2025

Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes (DDIS) ka përfshirë për herë të parë SHBA-të në listën e kërcënimeve ndaj Danimarkës,...

Lexo më shumë

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
14 Dhjetor, 2025

Të apasionuar të shumtë pas futbollit dhe Lionel Messi-t mbushën stadiumin 80 mijë vendësh të ‘Salt Lake’. E gjitha me qëllim...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
14 Dhjetor, 2025

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në këmbim të garancive...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Sydney, 12 viktima dhe disa të plagosur
14 Dhjetor, 2025

12 persona janë vrarë pasi dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj një turme në Bondi Beach rreth orës 18:47...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com