Drejtuesja e emisionit “Fiks Fare”, Fiori Dardha ka ndarë me fansat e saj në FB, shqetësimin e përndjekjes virutale nga një personazh i panjohur. Ja çfarë shkruan ajo:
“Zot, na ruaj nga mendjet e semura! Ne fillim te behen fansa, me pas te dergojne kerkese per miqesi e te luten t’ua pranosh. Kur nuk e del e vetja, fillojne nje fushate denigruese ndaj teje. Kjo tipja me kete profilin fals nuk le rast e vend pa komentuar e pa derdhur vrer per mua. E beri edhe sot ne statusin ku une uroja partnerin tim per pervjetorin tone (shihni komentin e fundit ne kolazh), sepse mesa duket Zoti e ka denuar te jetoje e vetme ne anonimitet, duke spiunuar, lakmuar e vjedhur jetet e tjerëve”.