Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fiori Dardha rrëfen për emocionet e dasmës: E vetmja gjë që më mbeti pa bërë ishte …

2017/03/15 at 7:39 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Fiori Dardha rrëfen për emocionet e dasmës: E vetmja gjë që më mbeti pa bërë ishte …

Gazetarja e njohur Fiori Dardha ka kurorëzuar këtë fundjavë dashurinë 12-vjeҫare me partnerin e saj Donard Hasani. Bashkë me ҫiftin në ceremoninë e martesës ishte edhe djali i tyre 5-vjeҫar Abeli, i cili ishte dhëndri i parë dhe ai që e shijoi më shumë se të gjithë gëzimin e prindërve.


Momentet më të bukura nga ceremonia Fiori i ndau me të gjithë në profilet e saj sociale pa e fshehur gëzimin dhe pa përpjekjen më të vogël për ta mbajtur larg syve kureshtarë ditën e martesës. E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Fiori tregoi disa prej momenteve më të bukura në ditën e saj të lumtur, të cilën e kishte ëndërruar për gjithë jetën: “Unë e kam pasur gjithë jetën time ëndërr martesën, sepse e kam ëndërruar fustanin e bardhë, një fustan princesash, atë hyrjen madhështore kur të gjithë duartrokasin. Ndodhi gjithҫka ashtu siҫ e kisha ëndërruar…” – tregon Fiori për “Rudina”.

fiori d

Pa i fshehur emocionet dhe pa i mbajtur dot lotët, gazetarja tregon se dasma me 260 të ftuar, të afërm, miq, kolegë e shumë të njohur, kishte një qëllim që në fillim –  të gëzonte nënën e saj: “Jemi nisur tri herë për t’u martuar, por kemi nguruar për arsye financiare. Herën e parë që mblodhëm disa të ardhura, vendosëm të rregullojmë shtëpinë. Herën e dytë duhej ndërruar parketi dhe dhoma e gjumit… 2016-a ka qenë një vit shumë i ngarkuar për ne. Mami im kaloi një sëmundje të rëndë që, për fat të mirë, e kaloi me sukses. Atëherë unë me Donardin vendosëm që t’u bëjmë prindërve një dhuratë dhe thamë “do martohemi…” Gëzimi më i madh i dasmës sime ishte mami im “, – rrëfen e përlotur gazetarja, e cila kujton se e ëma vazhdimisht i përsëriste “Fiori, më duket si ëndërr…”

Fustanin e bardhë e kishte provuar, por jo si këtë herë. Me gjithë vështirësitë për të gjetur të duhurin, Fiori tregon se si u ndie me fustan të bardhë prej vërteti: Për herë të parë, më ndodhi dhe mund të them që jam mallëngjyer. Madje u ngashëreva disa here… Doja të ishte një fustan komod, mbi të gjitha, të mos isha një nuse me taka dhe të kërceja pa problem gjatë gjithë darkës….

fiori

E ndihmuar nga mikeshat e saj të ngushta, Fiori tregon se gjithҫka e ka shijuar pa fund, edhe sepse gjithҫka i shkoi ashtu siҫ kishte ëndërruar, përveҫ një fakti, të cilin nuk mundi ta bënte: “E vetmja gjë që nuk ndodhi ishte një fjalim të shkurtër… Kisha ëndërruar gjatë këtyre viteve të jetës që në dasmën time të mbaja një fjalim, por nuk arrita ta bëja, sepse isha shumë e emocionuar. Nuk ia dola dot…” – tregon Fiori.

fior

Pjesa tjetër ishte gjithҫka siҫ kishte ëndërruar, madje gazetarja jep edhe nje mesazh për të gjitha vajzat që janë në prag dhe kanë mundësi të bëjnë dasmë: “Paskam bërë gabim që nuk e kam bërë më parë. Me këtë rast, u drejtohem të gjitha vajzave që kanë mundësi për të bërë dasmë, ta bëjnë, sepse do të kënaqen dhe do ta mbajnë mend si një gjë të bukur të jetës…”

Abeli, dhëndri i parë e kryesori, ishte po aq i lumtur sa edhe ata në martesën e prindërve. Vetëm se kishte një “hall” të madh: e bezdiste shpesh prania e të atit. Nusja duhet të ishte vetëm e tij…./class

Etiketa: dasmaFiori Dardhamartesa


Ju sugjerojmë

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
Flet zëvendësuesi i Prengës: Kam bërë vetëm 2 muaj burg. Dua mandatin

Flet deputeti në tentativ Kastriot Piroli: Kam 3 vjet pa punë, nuk ia vlen të bëhem deputet për 2 muaj

Ledioni, një partner i sjellshëm? Tani edhe gatuan për Sarën 

Ledioni tregon çfarë ndodh me Sarën në dhomën e gjumit…kunata i bën një pyetje

Prokuroria nis verifikimet për Adriatik Zotkajn

Prokuroria nis verifikimet për Adriatik Zotkajn
















TE FUNDIT

Horoskopi, 7 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
7 Shtator, 2025

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni...

Lexo më shumë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
6 Shtator, 2025

Një burrë shqiptar që po transporton një dele në motor për ta shpëtuar nga zjarret e furishme që përfshinë zonën...

Lexo më shumë

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
6 Shtator, 2025

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, është takuar me kreun e partisë Reforma, Nigel Farage, lidhur me...

Lexo më shumë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
6 Shtator, 2025

Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com