TIRANE- Bashkim Fino një ndër hartuesit e statutit të ri të PS-së, tha sot se ideja e Ramës të hedhur në referendim mandatin e tij nuk qendron. Sipas tij, sot Asambleja miraton statutin e ri të partisë që është kushtetuta e PS-së.
“Unë mendoj se Rama e tha për ata pak kundërshtarë që janë në asamble, idenë e referendumit, pasi ai bie ndesh me statutin e ri (model i laburistëve) që ne miratojmë sot. Në statutin e ri që është kushteta e PS, nuk mund të shkojmë në referendum, pasi Kryetari zgjidhet nga Kongresi”, tha Bashkim Fino gjatë një pushimi të shkurtër në mbledhjen e asamblesë së PS-së që po mbahet sot.