Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fino i drejtohet Metës me “shoku”, deputeti ndjek seancën nga plazhi

2020/07/20 at 1:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fino i drejtohet Metës me “shoku”, deputeti ndjek seancën nga plazhi

Komisioni Hetimor për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës po zhvillohet ditën e sotme online, nga ku deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare pritet të marrin vendimin mbi ecurin e mëtejshme të këtij komisioni.


Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë, kundër raportin të shumciës në përfundim të hetimit parlamentar për shkarkimin e presidentit, e që përcaktonte se nuk ka shkelje të rëndë që të justifikonte shkarkimin e tij.

Gjatë fjalës në seancën e sotme, Fino, theksoi se në raportin final dy janë opsionet për votim, pro shkarkimit të presidentit, apo kundër shkarkimit të tij dhe asgjë tjetër, siç konstaton raporti, që sipas tij, më shumë se arsyeton, i vjen vërdallë çështjes sikur japim opinion për një projektligj të zakonshëm.

“Me atë raport në nisje të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e Metës, ne bindëm veten dhe shqiptarët për nevojat e nisjes së procedurave për shkarkimin e presidentit, u ngrit komisioni për ta shkarkuar jo për ta analizuar sjelljen presidenciale, nuk ngremë struktura për t’i vënë notë në sjellje presidentit”-tha Fino.

“Përfytyroni si do ishte vendi sot në korrik të 2020 nëse vendi nuk do kishte zhvilluar zgjedhje lokale. Shikoni Shkodrën e do kuptoni si do ishte vendi sot, një kryetar bashkie me kushtetutë votohet në 4 vjet, sot ne kemi kryetarë bashkie që vazhdojnë mandatin pas 4 vjetëve, dhe sa do vazhdojë kjo, nuk e di e dini ju që keni paraqitur një raport e thoni që shkeljet nuk janë shumë të rënda. Opozita do kishte marrë peng demokracinë, te pasoja e dëshiruar qëndron shkelja e rëndë dhe faji kushtetues ky ishte interpretimi dhe analiza politike që i takonte Kuvendi ta bënte mes komisionit, më pas shumica duhet të priste me mirëkuptim interpretimin e Kushtetueses. Sot ky komision është mbledhur me propozim për masë disiplinore vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta, madje propozon një ligj organik për presidentin. Nuk e pranoj se kam dinjitet personal dhe shumë vite në politikë, dinjitetin e mbroj fort, nëse jo, të kam ty, nëse nuk e mbron ti, e mbron Taulanti e ministrat e kryeministrat, dinjiteti i politik ështe i të gjithëve, por ai personal duhet të ngrihet mbi këtë dinjitet politik.”

Pa e kursyer ironinë, Fino ka thënë në fund:” Ne sot duhet ti paraqesim Kuvendit opsionin e shkarkimit apo jo, por jo me rezoluta me detyra për ne, nëse jemi kundër madje ti kërkojmë edhe falje se mbase e kemi stresuar, dhe nga stresi që i kemi bërë dhe shumë vendime të tij nuk kanë qenë të qarta dhe është kthyer në opozitë presidenciale. Ju kujtoj se cfarë ka thënë Presidenti, foli për grup kriminal që zhvilloi zgjedhjet, pra ne ishim grupi kriminal që bëmë zgjedhje, ndaj ne nuk mund te përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti, ju ftoj sinqerisht të reflektojmë para se çështje të votohet.”

Por seanca e Komisionit duket se nuk është marrë nga të gjithë aq seriozisht sa deputeti Fino. Kishte dhe nga ata që e ndqinin debatin në këtë seancë nga plazhi. Deputeti Krenar Rryçi në video-konferencë nga ambientet e plazhit, duke treguar dhe njëherë seriozitetin e deputetëve të parlamentit tonë. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Basha mirënjohje për Thaçin: Sakrefica personale për të siguruar lirinë

Basha mirënjohje për Thaçin: Sakrefica personale për të siguruar lirinë

Video virale/ Ketri i etur zgjat duart dhe “lutet” për ujë

Video virale/ Ketri i etur zgjat duart dhe "lutet" për ujë

Miratohet raporti final për Metën: Nuk ka shkelje të rënda për shkarkim

Miratohet raporti final për Metën: Nuk ka shkelje të rënda për shkarkim
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com