Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fino: Gabim që votuam Metën, ta lëmë të vazhdojë. Spiropali poetike

2019/06/13 at 11:55 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fino: Gabim që votuam Metën, ta lëmë të vazhdojë. Spiropali poetike

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino e konsideroi antikushtetues vendimin e presidentit Ilir Meta. Për ish-kryeministrin Fino, presidenti është duke mohuar të drejtën zgjedhore të shqiptarëve. Ai akuzoi se akti i Metës është një kërcënim në emër të PD dhe LSI. Gjithsesi për deputetin e PS shkarkimi i presidentit është një kërkesë militantësh e cila atij nuk i duket zgjidhje.


“Presidenti ka kërcënuar shqiptarët duke lajmëruar nga podiumi i presidencës se nëse PD dhe LSI nëse nuk hyjnë në zgjedhje do të ketë luftë, si e kërcënon kështu popullin tënd? Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit. Si ish kryeministër në një moment shumë të vështirë dhe deputet për një kohë të gjatë unë e di që pluralizmi është instrumenti i sovranitetit që ushtrohet nga zgjedhjet. Shumë militantë do të donin që presidenti të shkarkohej sot, dhe i mirëkuptoj, janë po ata që na panë me inat kur e votuam, por them se gabimin që kemi bërë nuk e thellojmë duke e shkarkuar, le ta lëmë atë ta thellojë deri në fund”, tha Fino.

Nga ana Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ishte me pak juridike dhe më shumë poetike në fjalimin e saj. Duke cituar Nolin ajo tha se Presidenti është bërë palë me opozitën dhe se po tentojnë të rrëzojnë demokracinë. Ajo akuzoi gjithashtu kreun e shtetit se po përfaqëson interesat e LSI në zyrën e presidentit. Spiropali e cilësoi ‘pseudokrizë’ situatatën politike aktuale në Shqipëri dhe se përplasja civile të cilën kërkon të shmangë Presidenti, është ideuar në shtëpinë e tij.

“Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi i janë vërsulur shtetit me një brutalitet të pashoq. Me Atdheun në gojë e helmin në bark kjo çetë kërkon ti verë minat sistemit demokratik në vend. Këtë aktivitet kriminal e ideojnë dhe ushtrojnë në bashkëpunim. Qëllimi: Mposhtja e shtetit, e kaosi. Arsyeja: Frika nga zgjedhjet. Kërkojnë të na bindin se djegia e mandateve është akt heroik, zhdekretimi, akt prej burri shteti. Në fakt është një atentat i pastër kushtetues që sulmon republikën, cënon të drejtën e zgjedhjes së shtetasve, janë e drejtë e qytetarëve. Më 30 qershor do përballen me murin e ligjit ku do thyejnë hundër. Ilir Meta shkeli parimin e unitetit kombëtar, dëshmoi se mund të nxjerrësh presidentin nga kulla, po jo të shkulësh LSI nga zyrat më të larta të shtetit. Shkeli parimet. Ilir Meta nuk do t’ia dijë synon të zgjidhë një pseudokrizë. E ka të qartë se janë 42 parti që janë regjistruar, si e shkel këtë të drejtë. Tenton të justifikojë duke thënë se po shmang përplasjen civile, cilën atë që ideoi në shtëpi? “ tha Spiropali.

“Krisi pushka e gjëmoi moti
Kujton austriaku se u bë qiameti,
Nuk është kiamet po është murtanë,
Vjen Kavaja me gjithë Tiranë
Gajret çuna dhe ju faltë Zoti,
se Princ Vidin se zë moti.
Se Princ Vidin se zë moti,
kemi lejnun o prej baroti
Mal mbi mal këndon bilbili
Trim mbi trima Haxhi Qamili
Haxhi baba me vegjëli, qiti vidin me 12 mij”, përfundoi Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. /Opinion.al

 

Etiketa: Bashkim Finoelisa spiropaliilir Meta


Ju sugjerojmë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
Bota

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

10 Qershor, 2026 1:45 pm
Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë
Kronikë

Zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e Enea Zyferit në gjykatë

10 Qershor, 2026 1:40 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin
Kronikë

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

10 Qershor, 2026 11:47 am
Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin
Bota

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin

10 Qershor, 2026 11:41 am
Para
Ralf Gjoni flet për atentate në 30 qershor ndaj politikanëve

Ralf Gjoni flet për atentate në 30 qershor ndaj politikanëve

Rama akuza të forta Ilir Metës: Edhe mbret po ta bësh…

Rama akuza të forta Ilir Metës: Edhe mbret po ta bësh...

Aktorja e “Game of Thrones” më shumë se një natë festë beqarie

Aktorja e “Game of Thrones” më shumë se një natë festë beqarie
















TE FUNDIT

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor, 2026

Policia e Shtetit dhe Dogana në Portin e Durrësit kanë zbuluar disa raste të dyshuara gjatë kontrolleve të ushtruara në...

Lexo më shumë

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
10 Qershor, 2026

Sali Berisha pret nga Partia Popullore Europiane të ndërhyjnë për Shqipërinë e përfshirë në valë protestash kundër qeverisë “Shqipëria në...

Lexo më shumë

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
10 Qershor, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se ka kërkuar te Partitë Popullore Europiane mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare në Shqipëri. Po...

Lexo më shumë

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit
10 Qershor, 2026

Planet e Bashkimit Europian për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në qendra deportimi jashtë territorit të Unionit duket se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}