Bota

Finlanda pritet të ndërtojë gardh miliona eurosh në kufirin me Rusinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:08 - 19/10/22 |
Opi Nion

Kryeministrja e Finlandës tha të martën se ishte e bindur se ka një “mbështetje të gjerë” brenda Parlamentit për të ndërtuar një gardh në kufirin e vendit nordik me Rusinë.

“Është një çështje që lidhet me mbikëqyrjen e duhur të kufirit lindor të Finlandës në të ardhmen”, u tha kryeministrja Sanna Marin gazetarëve përpara një takimi me grupet parlamentare për çështjen e gardhit kufitar.

Roja kufitare finlandeze kishte sugjeruar më herët mbulimin e pjesëve të kufirit prej 1,340 kilometrash (830 milje) që ndan Finlandën me Rusinë, për të ndihmuar në parandalimin e migrimit të mundshëm ndërkufitar, shqetësim ky që është rritur në kohën e agresionit rus në Ukrainë.

Bazuar në një analizë të rrezikut nga zyrtarët kufitarë, gardhi do të ishte deri në 260 kilometra (162 milje) i gjatë në total dhe do të mbulonte zona që janë identifikuar si rreziqe të mundshme për migrimin në shkallë të gjerë nga Rusia.

Pjesët kryesore të gardhit do të ngrihen në Finlandën juglindore, ku zhvillohet shumica e trafikut ndërkufitar, por disa seksione ka të ngjarë të ndërtohen edhe rreth stacioneve kufitare në veri.

Sipas agjencisë finlandeze të lajmeve STT, ndërtimi i gardhit do të zgjaste deri në katër vjet dhe pritet të kushtojë disa qindra milionë euro (dollar) në total. Mediat finlandeze raportuan se ka mbështetje për projektin nga partitë në qeverinë e koalicionit të qendrës së majtë të Sanna Marin dhe nga opozita.

Pas