Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin “Lefter Talo”, Finiq. Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç, ku kanë grabitur një shumë parash.
Gjatë kryerjes së vjedhjes, autorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarit dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.