Donald Trump ka emëruar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Kanada, Kelly Craft, si ambasadoren e re në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ka qenë vetë presidenti që e ka njoftuar këtë gjë përmes një postimi në Twitter.
Kelly Craft është 56 vjeç nga shteti i Kentucky, ku ka themeluar edhe një shoqëri konsulence biznesi. Bashkëshorti i saj, Joe Craft, është një miliarder i industrisë së karbonit. Sipas Washington Post, gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2016, çifti i dhuroi Partisë Republikane rreth 1,5 milionë dollarë.
Mendohet se Joe Craft është ndër lobuesit kryesorë kundër paktit për ndryshimet klimatike, pakt i cili penalizonte shumë industri amerikane për emetimin e gazrave në atmosferë. Në fillim të presidencës së tij, Donald Trump u tërhoq nga pakti i Parisit për ndryshimet klimatike. /Opinion.al