Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Financimi rus, PD: Të rihapen hetimet, do ndërrmarim audit të plotë të çështjes

2022/09/14 at 12:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Financimi rus, PD: Të rihapen hetimet, do ndërrmarim audit të plotë të çështjes

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, ka reaguar pas publikimit të deklaratave të zyrtarit amerikan i cili thotë Rusia financoi këtë forcë politike me 500 mijë dollarë në 2017-ën, kohë kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat, Garo u shpreh se Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, e cila sipas saj është mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës.

Teksa akuzoi Bashën si përgjegjës, Garo bëri me dije se do të ndërrmeret një audit i plotë i çështjes i drejtuar nga një Komision i Posaçëm.

“Pas publikimit të një lajmi të bazuar në raportin e shërbimeve inteligjente të SHBA në Zërin e Amerikës, për infiltrimin rus në politikën e disa vendeve, dhe financimin e politikanëve në këto vende, ku përfshihet financimi me 500 mijë dollarë të ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike bën me dije se:

Ne jemi parti e interesit kombëtar dhe i shohim këto interesa larg aksit serbo-rus, në linjë të plotë me vendet e botës së lirë, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Partia Demokratike është forca e parë euro-atlantike në Shqipëri, propozuesja e parë ndër vendet ish-komuniste e planit për anëtarësim në NATO dhe Komunitetin Europian.
Si e tillë, Partia Demokratike deklaron se, pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus, ka denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës.

Gjithashtu, Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e kësaj afere për marrjen peng të këtij individi me qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike.

PD ka denoncuar ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Engjëll Agaçi për mbylljen e çështjes në ngarkim të Lulzim Bashës për këtë aferë.
Partia Demokratike do t’u kërkojë forumeve të saj ngritjen e një grupi pune për ndërmarrjen e një auditi të imtësishëm nën drejtimin e një Komisioni të Posaçëm.

Raporti i auditimit do t’i prezantohet Kryesisë, Këshillit Kombëtar, Grupit Parlamentar, dhe do të publikohet.

Ne e konsiderojmë ndërhyrjen financiare për interesa malinje, që bien ndesh me interesin kombëtar të Shqipërisë dhe orientimin e saj perëndimor, si një cenim flagrant të sovranitetit të vendit, nga një agresor që po lan në gjak popullin mik te Ukrainës.

Gjithë përgjegjësitë për këtë bien mbi Lulzim Bashën, i cili për orekset, agjendat, hallet dhe shkeljet personale, vendosi të rrënonte sovranitetin e Partisë Demokratike dhe të merrte zvarrë vullnetin e demokratëve.

Partia Demokratike kërkon rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, të mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar, i cili më parë kishte denoncuar vetë financimin e Lulzim Bashës nga rusët, por tani i duhej te shpëtonte pengun e tij të dobishëm për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Rruga tipike mafioze që u gjet për këtë ishte mosdërgimi, në kundërshtim të hapur me ligjin i dosjes në Gjykatën e Lartë.

Partia Demokratike kërkon transparence dhe një proces të qartë publik. Ajo është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet shqiptare dhe të vendeve partnere për zbardhjen e plotë të së vërtetës së kësaj çështjeje, dhe deklaron se misioni i saj ka qenë dhe vijon të jetë vokacioni perëndimor i kombit shqiptar dhe besnikëria ndaj vlerave themelore që ndajmë me partnerët tanë”-tha Garo.

Ju sugjerojmë

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave
Bota

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

13 Janar, 2026 2:21 pm
I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…
Kronikë

U arratis nga spitali i Durrësit, kush është Altin Ndoci

13 Janar, 2026 2:10 pm
“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali
Kronikë

“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali

13 Janar, 2026 2:04 pm
Mbi 500 vdekje në ditë, epidemia e gripit bëhet vrastare në Portugali
Bota

Mbi 500 vdekje në ditë, epidemia e gripit bëhet vrastare në Portugali

13 Janar, 2026 1:55 pm
I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…
Kronikë

I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…

13 Janar, 2026 1:45 pm
Administrata Trump anulon më shumë se 100 mijë viza vetëm për një vit
Bota

Administrata Trump anulon më shumë se 100 mijë viza vetëm për një vit

13 Janar, 2026 1:42 pm
I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
Kronikë

I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali

13 Janar, 2026 1:36 pm
Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria heton ndërtimin e hidrovorit të ri në Porto Romano
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria heton ndërtimin e hidrovorit të ri në Porto Romano

13 Janar, 2026 1:20 pm
Irani që nga viti 1979 deri në 2025-ën, kronologji krizash
Bota

Irani që nga viti 1979 deri në 2025-ën, kronologji krizash

13 Janar, 2026 12:52 pm
Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa
Aktualitet

Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa

13 Janar, 2026 12:49 pm
Para
Ndikimi rus/ Rama: Nuk duhet t’i ushtrojmë presion Serbisë, s’mbijeton pa Rusinë

Ndikimi rus/ Rama: Nuk duhet t'i ushtrojmë presion Serbisë, s'mbijeton pa Rusinë

Berisha:Reforma territoriale dështim madhor i qeverisë, u bazua në dëshira partiake

Berisha:Reforma territoriale dështim madhor i qeverisë, u bazua në dëshira partiake

Qeveria miraton rritjen e pensioneve dhe pagës minimale

Qeveria miraton rritjen e pensioneve dhe pagës minimale

TE FUNDIT

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave
13 Janar, 2026

Bordi editorial i Iran International ka vlerësuar se të paktën 12,000 njerëz u vranë në shtypjen e dhunshme të protestave në...

Lexo më shumë

U arratis nga spitali i Durrësit, kush është Altin Ndoci

I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…
13 Janar, 2026

Një prej emrave më të njohur të botës së krimit, Altin Ndoci arriti të arratiset nga Spitali i Durrësit, ku...

Lexo më shumë

“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali

“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali
13 Janar, 2026

Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit te Durrësit për probleme shëndetësore, është arratisur. I arratisuri është Altin...

Lexo më shumë

Mbi 500 vdekje në ditë, epidemia e gripit bëhet vrastare në Portugali

Mbi 500 vdekje në ditë, epidemia e gripit bëhet vrastare në Portugali
13 Janar, 2026

Portugalia po përjeton një krizë të rëndë shëndetësore për shkak të pikut të epidemisë së gripit. Mbi 500 vdekje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com