Deputeti Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, foli për financimet ruse në Partinë Demokratike në vitin 2017.
Boçi tha se Partia demokratike është distancuar nga faktet dhe se paratë e marra sipas tij nuk janë përdorur për PD-në.
“Jemi distancuar nga faktet! Nëse paratë janë marrë nuk janë përdorur për PD”-tha Boçi.
Më tej ai vijoi akuzat ndaj qeverisë duke përmendur vrasjet, projektin e Butrintit dhe ndërtimet pa leje.
“Kemi shtet të së drejtës që dënon nënën 81-vjeçarë për një kotec pulash. Për çfarë shteti të së drejtës flisni kur vrasja në Shqipëri është bërë si mall. Mos vallë për shtetin e së drejtës e keni fjalën për banorët e 5 Majit, apo lënin e Butrintin në duart e një shqiptarofobi. Apo e keni fjalën për gjuetinë e shtrigave që bëni ndaj opozitës?”, tha Boçi./Opinion.al