Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet

2023/04/19 at 10:43 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,  në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, ka folur sa i takon sistemit që do të grumbullojë të dhënat mbi financimin e partive politike.

Celibashi theksoi se ky sistem do të bëjë të mundur verifikimin mbi paratë e shpenëzuara nga çdo subjekt politik.

Ndër të tjera, Celibashi tha se me këtë sistem Shqipëria ka realizuar qëllimin e BE që ta kishte gati projektin për zgjedhjet e 14 Majit.

“Bazuar në këto të dhëna që do të grumbullohen nëpërmjet këtij sistemi, KQZ do bëjë të mundur verifikimet mbi paratë e shpenzuara nga subjektet politike. Ky sistem është shumë i mirë, veçanërisht për shoqërinë civile, mediat e të tjerë për të marrë informacione e për të bërë vlerësime për të dhënat e grumbulluara. Është e qartë që ne jemi vetëm në fillim të përdorimit të këtij sistemi dhe askush prej përdoruesve akoma nuk është familjarizuar plotësisht, por të paktën formalisht e kemi realizuar qëllimin e BE, që ta kishim gati projektin për zgjedhjet e 14 Majit të këtij viti dhe raportimi i subjekteve zgjedhore mbi financat e kësaj fushate të bëhet nëpërmjet kësaj platforme.

Jemi duke e bërë këtë, besoj që tani, por më së shumti dhe në të ardhmen bashkëpunëtorë veç Këshillit të Evropës dhe IDEA me ekspertizën e saj mund t’i bashkangjiten projekteve të KQZ-së për konsolidimin e këtij sistemi, për përdorimin e programeve të ndryshme të sistemit, monitoruese, edituese, stafit të KQZ dhe pse jo organizatave të shoqërisë civile mbi mënyrën se si ato e përdorin sistemin për qëllimet dhe interesat e tyre. Nuk është pika e fundit e lidhur me këtë projekt, është pika e fillimit pasi nuk do të kishte asnjë lloj kuptimi nëse ky sistem nuk do përdorej.

Dua të rikonfirmoj se përtej problematikave që kemi si shoqëri apo sistem politik, rikonfirmoj gjithë gatishmërinë dhe seriozitetin e KQZ-së për të qasur këtë çështje në përputhje me kodin dhe për të mos pasur drojë për të sjellë në vëmendje raste kur parti apo subjekte të ndryshme kanë problematika në lidhje me financimin. Nuk do të jetë kaq e thjeshtë dhe do të ketë transparancë për të bërë publike çdo abuzim, por do jetë diçka ndryshe nga herët e tjera dhe tej gjithë retorikës së ngarkuar politike, në gjykimin tim ka një lloj kujdesi të paktën formalisht për të respektuar rregullat. Por edhe ju e keni parasysh se nuk kemi të bëjmë me shenjt kur bëhet fjalë për të marrë paratë nga partitë politike, ne si institucion mund të bëjmë më shumë për t’i bërë të përmbajtura që të mos demostrojnë ndonjëherë në mënyrë arrogante fuqinë e tyre dhe interesin e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore”, deklaroi Celibashi.

Etiketa: Celibashifinancimi i partive politikeKQZ

Ju sugjerojmë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
Kronikë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

13 Nëntor, 2025 12:36 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 Nëntor, 2025 12:34 pm
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për padinë e Sali Berishës
Aktualitet

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

13 Nëntor, 2025 12:21 pm
VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet
Bota

VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

13 Nëntor, 2025 11:29 am
Mediat: Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein
Bota

Mediat: Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein

13 Nëntor, 2025 11:22 am
Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani
Bota

Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani

13 Nëntor, 2025 11:02 am
Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE
Bota

Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE

13 Nëntor, 2025 10:27 am
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Kronikë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 10:21 am
Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar
Kronikë

Shisnin kokakinë në Himarë, dy të arrestuar

13 Nëntor, 2025 10:14 am
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
Kronikë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

13 Nëntor, 2025 9:37 am
Para
Gjermani: Sërish thirrje për greva në tri aeroporte kryesore

Gjermani: Sërish thirrje për greva në tri aeroporte kryesore

Akuzat për blerje votash në Has, Majko: Nuk blihen hasjanët për ‘ilaç rrobash’!

Akuzat për blerje votash në Has, Majko: Nuk blihen hasjanët për 'ilaç rrobash'!

Korrupsioni në bashkinë e Bulqizës, “i arrestuari” troket në gjykatë: Jam i lirë

Abuzime me tendera, Banorët e Roskovecit kallëzojnë në SPAK kryebashkiaken Bufi

TE FUNDIT

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
13 Nëntor, 2025

Agim Ismaili, ish-drejtori i burgjeve është marrë nën hetim nga SPAK. Ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë...

Lexo më shumë

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
13 Nëntor, 2025

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend...

Lexo më shumë

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për padinë e Sali Berishës
13 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 17 dhjetor për shqyrtimin e ankimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha. Berisha kërkon që të shpallet...

Lexo më shumë

VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet
13 Nëntor, 2025

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump priti presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën, një takim që dikur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com