Gjykata e Apelit të Katanias në Itali ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Naser Seitin, që vendosi lirimin nga qelia të “financierit të Habilajve”.
Rreth dy javë më parë, gjykata e Katanias, me kërkesë të avokatit mbrojtës së Seititit, vendosi ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike. Vendim që tashmë është konfirmuar edhe në shkallë të dytë.
Më 26 shtator, pritet të zhvillohet edhe seanca e radhës ndaj të personave të arrestuar gjatë aksionit të koduar “Rosa Dei Venti” nga hetuesit italianë, mes tyre Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.