Sport

Finalja e Superkupës, fiton Liverpooli


               Publikuar në : 12:26 - 15/08/19 |
xhu lia

Skuadra e Liverpoolit ka fituar Superkupën e Evropës, pasi triumfoi me derbin britanik me skuadrën e Chelsea gjatë finales së luajtur të mërkurën në Stamboll.

Rezultati i ndeshjes u mbyll me barazim 2-2 pas 120 minutave lojë. Gjithçka më pas u vendos nga penalltitë ku një gabim i Abraham i kushtoi  skuadrës së Chelsea-t, duke i dhënë kupën e katërt Liverpool në Superkupën e Europës.

Sipas mediave britanike ‘heronjtë’ e ndeshjes që çuan në triumfin e Liverpoolit ishin Mane, shënues i dy golave dhe portierin Adrian, që vulosi fitoren te penalltitë.

“Ishte një ndeshje e vështirë për të dy ekipet, duhet të luftonim dhe djemtë e bënë deri në fund. Duhet të fitonim dhe ia arritëm”, -u shpreh trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Skuadra e Chelsea dominoi në pjesën e parë, duke shënuar fillimisht me Oliver Zhiru, por më pas skuadra e Klop përmbysi gjithçka derisa dhe Zhorzhinjo barazoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë.

“Jam krenar për atë që tregoi skuadra ime, por ishim të pafat. Patëm shumë raste shënimi ashtu si Liverpool, por nuk e kontrolluam ndeshjen gjatë të gjithë kohës përballë një kundërshtari fantastik”, -deklaroi trajneri i Chelsea, Lampard.

Finalje e këtij vitit e Superkupës së Evropës është historike pasi për herë të parë u gjykua nga një grua, francezja Stephanie Frappart./Opinion.al/

 

Pas