Sevilla ka triumfuar në finalen e Europa League përballë Interit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e mbushur me emocione dhe me katër gola që u shënuan Lukaku dhe Godin për zikaltrit, dhe nga De Jong për Sevillan.
Interi kaloi i pari në avantazh në minutën e 5 të takimit falë një penalltie që u shndërrua në gol nga Lukaku. 7 minuta më vonë barazon Sevilla me holandezin Luuk De Jong.
29 vjeçari ishte në një formë shumë të mirë dhe në minutën e 33-të spanjollët në avantazh. Por ky avantazh nuk zgjati shumë, pasi djemtë e Conte barazojnë në të 36-ën me Godin.
Inter kërkonte sot trofeun e 4-t të Europa League, dhe të parin që kur kompeticioni i dytë më i rëndësishëm nisi të quhet kështu, kurse Sevilla thelloi rekordin me 6 trofe./Opinion.al