Finalja e Conference League, i pari event sportiv ndërkombëtar i përmasave të tilla që zhvillohet në Shqipëri do të transmetohet në 155 vende të botës.
Lajmin e konfirmoi drejtori i komunikimit në FSHF, Andi Verçani, në një lidhje skype në “News 24”.
Për herë të parë një event nga kryeqyteti shqiptar do të ndiqet në kaq shumë vende dhe emri i Tiranës sonte do të jetë më i lakuari në botë.
Ndeshja midis Romës dhe Feyenoord nis në orën 21:00 ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa me efektivë të shtuar në terren për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes.