Për të ruajtur sigurinë gjatë eventit më të rëndësishëm të futbollit të organizuar në Shqipëri, finales së Conference League, mes ekipit italian Roma dhe atij holandez Feyenoord, në ndihmë të policisë shqiptare do të vijnë efektivë nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi për Express se për këtë ndeshje policia do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.
Finalja e Conference League do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.