Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Filtër kundër destabilizimit”, parlamenti forcon imunitetin e deputetëve

2018/10/31 at 10:45 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
“Filtër kundër destabilizimit”, parlamenti forcon imunitetin e deputetëve

Në prill 2018, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një “kod sjelljeje” për deputetët e vet, në të cilën shkruhet se deputeti nuk duhet të abuzojë me imunitetin parlamentar, duke e përdorur atë për të penguar një arrestim të mundshëm.


Gjashtë muaj më vonë, shumica socialiste në Byronë e Kuvendit ka miratuar një komentar mbi këtë kod sjelljeje, ku neni i ndalimit të abuzimit me imunitetin duket se interpretohet në mënyrë krejt ndryshe.

Komentari i quajtur “Udhëzuesi i Detajuar për Sjelljen në Kuvend” është miratuar nga Byroja me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm Genc Gjonçaj pa shumë zhurmë shtatorin e kaluar dhe në tëaludohet se një kërkesë e mundshme nga prokuroria për arrestimin e një deputeti mund të përbëjë edhe një komplot për destabilizimin ose cenimin e pavarësisë së kuvendit.

Dokumenti merr përsipër të interpretojë legjislacionin aktual dhe procedurën e ndjekur deri tani mbi heqjen e imunitetit parlamentar me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, duke deklaruar se procedura “përbën një filtër verifikimi” për të shmangur rrezikun që kërkesa për arrest të jetë komplot për destabilitet.

Kjo duket se është tentativa e dytë e socialistëve në pak muaj që synon forcimin e imunitetit parlamentar që kur shumica socialiste refuzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa earrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës ngaorgani i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin,destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit”, shkruhet në dokument.

“Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave,të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera tëpavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit,” vijon më tej argumenti.

Kodi i Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë: 
Kufizimi i imunitetit
1. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij për të penguar veprimet e drejtësisëpër të kërkuar arrestin, heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personala të banesës për kryerjen e një krimi të rëndë, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin edetyrës. Neni 19. Link
Komentari mbi Kodin e Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë:
“Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.
Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave, të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit. Neni 15 Link

Në janar të këtij viti, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, propozoi një amendim në rregulloren e Kuvendit me argumentin se procedura e heqjes së imunitetit ndaj arrestit ishte e paqartë. Sipas ndryshimit të propozuar, Prokuroria duhet të shoqërojë kërkesën për lejim arresti me “prova” ndërsa Kuvendi (d.m.th. shumica parlamentare) fiton të drejtën të gjykojë mbi vlefshmërinë e provave.

Socialistët duket se u tërhoqën nga propozimi pas kritikave të opozitës, e cila e shpalli atë një nismë që synon ta kthejë kreun e shumicës parlamentare në gjykatës të provave të prokurorisë.

Socialistët janë forca e parë politike që u përball me një kërkesë të drejtpërdrejtë nga Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin jashtë kushteve të flagrancës së një deputeti, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në atë kohë, ishte nën hetim si në Shqipëri ashtu edhe në Itali për bashkëpunim me organizatën e trafikut ndërkombëtar të drogës të njohur si “Vëllezërit Habilaj”.

Kodi i Sjelljes së Kuvendit është një dokument i miratuar në prill të këtij viti, në të cilin, në lidhje me imunitetin shkruhet se deputeti nuk duhet të “abuzojë” me imunitetin “për të penguar veprimet e drejtësisë”.

Rastet e abuzimit me imunitetin parlamentar nuk është se nuk ekzistojnë. Në tetor 2014, policia shqiptare ishte duke kryer një operacion kundër trafikut të drogës i njohur me kodin “Laguna e Vilunit”. Dokumente të zbuluara më vonë nga media treguan se ish-deputeti MarkFrroku kishte përdorur imunitetin parlamentar për të ndaluar policinë në arrestimin e një të dyshuari.

Ndryshe është rasti i supozuar nga komentari mbi kodin e etikës parlamentare. Deri tani nuk njihet ndonjë rast në të cilin, prokuroria të ketë kërkuar arrestimin e një deputeti si pjesë e një komploti kundër stabilitetit të kuvendit./Gj.Erebara/

Burimi: BIRN

 

Etiketa: deputetetfilter kunder destabilizimitforcon imunitetinparlamenti


Ju sugjerojmë

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Aktualitet

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

22 Shtator, 2025 6:06 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

22 Shtator, 2025 4:57 pm
Para
Zhdukja mafioze e 2 personave në Shkodër. Ja çfarë kërkojnë familjarët

Zhdukja mafioze e 2 personave në Shkodër. Ja çfarë kërkojnë familjarët

Eleminimi i gazetarit saudit, ç’do të publikojë presidenti turk të martën

Kush ishte xhaxhai miliarder i Khashoggi-t dhe lidhja me Princeshë Dianën

A mundet që Khashoggi të ketë filmuar vrasjen me orën që mbante në dorë?

A mundet që Khashoggi të ketë filmuar vrasjen me orën që mbante në dorë?
















TE FUNDIT

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
23 Shtator, 2025

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e 22 shtatorit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për këtë të martë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
23 Shtator, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Shtator, 2025

DASHI Kjo është një javë energjie dhe vrulli: më në fund ndjeni sikur gjërat po marrin drejtimin që dëshironi. Në...

Lexo më shumë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com