Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Filmoi kaosin në avion, personeli shantazhon pasagjeren

2024/09/04 at 9:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Filmoi kaosin në avion, personeli shantazhon pasagjeren

Një qytetare iu drejtua redaksisë së emisionit “Stop”, duke treguar se më 17 Korrik po udhëtonte me “Wizz Air” nga Xhenova në Tiranë. Por ajo thotë se u krijuan vonesa, pasi kompania kishte shitur më shumë bileta sesa kapaciteti i avionit. Në këtë moment ajo nxori celularin, filmoi dhe regjistrimin e çoi në një portal. Pas kësaj, qytetarja u shantazhua nga personeli i avionit dhe disa pasagjerë.

Denoncuesja: Më 17 Korrik kisha një fluturim nga Xhenova në Tiranë me ‘Wizz air’. Unë incizova një video pas një vonese që kishim me avionin dhe ia dërgova një portali. Më identifikuan nga videoja dhe më keqtrajtuan, domethënë nuk e ruajtën privatësinë time. Në momentin që e identifikuan që unë kisha bërë video edhe mund të them që edhe më kanë bullizuar mua dhe familjen time, që isha me një shoqe. Pasi pritëm një orë para se të hipnim në avion, kur hipëm kompania kishte bërë ‘over booking’, pra kishin dy vende plus. Kështu që na lanë të presim një orë, një orë e gjysmë sipër avionit për të zbritur dy pasagjerët që ishin plus. Gjatë udhëtimit punonjësit vazhduan të vinin te unë, më kërkonin t’u jepja pasaportën për të përpiluar një letër. Unë refuzova ta jap dhe më thanë që ‘kur të zbresim do të vijë policia’ i thashë ‘ok’. Kërkoj drejtësi për këtë situatë, kërkoj që të mos ndodhin më situata të tjera për qytetarë të tjerë sepse nuk është e drejtë.

Rrahman Kasa, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, flet për detyrimin e kompanisë për dëmshpërblim, kur vonesat janë mbi tre orë, ose ka anulime fluturimesh. Duke folur për incidentin e 17 Korrikut, Kasa u shpreh, që zonja duhet t’i drejtohet gjykatës, pasi nuk është e ndaluar të filmosh në avion, apo në sallat e pritjes në aeroporte.

Rrahman Kasa, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Janë histori të përsëritura. Ne kemi shumë probleme, mbi të gjitha në Shqipëri se këtu dihet që ka çudira shumë të mëdha, por në fakt është një problem jo vetëm për shqiptarët, është një problem shumë i përhapur. Në fakt sipas rregullave nëse pasagjerëve u vonohet fluturimi më shumë se 3 orë kompania duhet ta dëmshpërblejnë. Kur bëhet fjalë për forca madhore, për shembull kur është për shkak të kohës se keqe, grevave kombëtare nuk ka faj kompania.

Gazetarja: A jemi në kushtet që një kompani mund të të përjashtojë nga linja apo të marrë masa ndaj pasagjerit sepse ai ka filmuar vonesën në avion apo pritjen në hollet e aeroportit.

Rrahman Kasa, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Absolutisht, kjo është e drejta e secilit qytetar. Mbi të gjitha ai ka bërë atë që ka ndjerë dhe atë që i ka kushtuar më së pari sepse ai mund të ketë humbur një takim shumë të rëndësishëm, mund të ketë humbur një punë, mund të ketë humbur një gëzim familjar apo ndoshta edhe më keq se kaq dhe është e drejta e tij. Në raste të tilla çështja shkon në gjykatë sepse kështu funksionon në të gjithë botën. Madje ka shtete të BE, që për të tilla raste, kur bëhet fjalë për kërcënime të qytetarit të kësaj natyre kanë avokat falas. Këtë pastaj e zgjidh vetëm gjykata./ TV Klan

Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
“Çarmatosje të Policisë në Kosovës”, Vuçiç kërkon seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Vuçiç: Jam gati të vizitoj serbët në Mitrovicë

Këto janë shenjat e horoskopit që do ndahen përfundimisht deri më 21 prill 

Horoskopi ditor, e enjte 5 shtator 2024 

Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 

Paradite kthjellime dhe pasdite vranësira e shi, njihuni me parashikimin e motit për sot

TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com