Skena e xhirimit të një filmi në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar panik te banorët e këtij qyteti.
Sikurse shihet në video, në një sekuencë të filmit, dy makina furoistrada i kanë bërë pritë disa automjeteve të policisë dhe kanë qëlluar me armë. Edhe pse kjo ishte një skenë filmi qytetarët janë shokuar pasi janë kapur në befasi.
Mësohet se regjisori për realizimin e këtij filmi është i huaj. Por nuk dihen më shumë detaje.
Aktorët kanë kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për vënien në dispozicion të tyre të disa makinave.
Kujtojmë se kriminaliteti është në nivele shqetësuese në Elbasan.