Aktualitet

Fillon vitin e ardhshëm, Rama njofton projektin e rëndësishëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 28/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka njoftuar projektin që do të nisë vitin e ardhshëm në qytetin e Vlorës.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama bën me dije se bëhet fjalë për projektin “Lungomare 3” që do të shtrihet përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum.

Kreu i qeverisë shprehet se ky projekt do t’i hapë rrugë një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social.

“Mirëmëngjes, dhe me projektin e “Lungomare 3”, përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum, ku fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas