Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka njoftuar projektin që do të nisë vitin e ardhshëm në qytetin e Vlorës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama bën me dije se bëhet fjalë për projektin “Lungomare 3” që do të shtrihet përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum.
Kreu i qeverisë shprehet se ky projekt do t’i hapë rrugë një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social.
“Mirëmëngjes, dhe me projektin e “Lungomare 3”, përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum, ku fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al