Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fillon vaksinimi kundër HPV, Manastirliu: Përfitojnë rreth 15 mijë vajza në vit

2022/11/03 at 3:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fillon vaksinimi kundër HPV, Manastirliu: Përfitojnë rreth 15 mijë vajza në vit

Ka nisur për herë të parë në vendin tonë vaksinimi i vajzave me vaksinën kundër Virusit të Papilomës Humane (HPV), që tashmë është përfshihet në kalendarin kombëtar të vaksinimin për t’i mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës.

“Ky është një mision në mbrojtje të jetës, një mision që mbron shëndetin e vajzave tona, që do të jenë nesër nëna. Është një ndër vaksinat shumë efektive, gati 100% efektive përsa i përket të gjitha problematikave dhe mbi të gjitha luftës kundër humpan papilloma virusit, e cila shkakton dhe kancerin e qafës së mitrës. Për vajzat tona, për ato të cilat do ta bëjnë këtë vaksinë dhe do të jenë vajzat duke filluar nga targeti parë, për të gjitha to të lindura nga janari i 2009, vaksina kundër human papilloma virusit është një shqetësim më pak që gjatë jetës së tyre. Vaksina kundër HPV është shpërndarë në të gjithë rrjetin tonë të qendrave shëndetësore dhe nga e cila do të përfitojnë rreth 15 mijë vajza në vit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vaksinoi sot dhe vajzën e saj 13-vjeçare dhe i bëri thirrje nënave dhe baballarëve të vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Për ne si nëna, është një garanci më shumë. Një garanci më shumë që ne mbrojmë jetën dhe shëndetin e vajzave tona. Për personelin mjekësor është një armë më shumë për të mbrojtur shëndetin e vajzave. Unë jam e gëzuar që ditën e parë këtu në Qendrën Shëndetësore 2, ka kaq shumë vajza 13-vjeçare që na janë bashkuar. Jam e kënaqur edhe si nënë që edhe vajza ime e cila është 13 vjeç sot e ka bërë vaksinën kundër HPV-së. Ftoj të gjitha nënat dhe baballarët, prindërit që të mos hezitojnë, por menjëherë të shkojnë në qendrën shëndetësore të vendosin takimin për të kryer vaksinën. Vaksina do të jetë në të gjitha qendrat shëndetësore. Do të vijojë vaksinimi, pra nuk është se përfundon, vijon gjatë këtij viti, vitin tjetër e në vazhdim. Kështu që është pjesë e kalendarit tonë të imunizimit”, tha Manastirliu.

Pas përfshirjes së testit HPV për diagnostikimin primar të përfshirë në qendrat shëndetësore, nga i cili përfitojnë rreth 16 mijë gra në vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë përfshirë në kalendarin e vaksinimit vaksinën kundër HPV, duke e përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Vaksinimi kundër HPV nis me vajzat e lindura në vitin 2009, në të gjithë vendin.

Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Para
Trupi i zhvarrosur dyshohet se i përket Renit të Elbasanit, nëna: E kam kërkuar shumë

Trupi i zhvarrosur dyshohet se i përket Renit të Elbasanit, nëna: E kam kërkuar shumë

Dhunoi ish të dashurën, futbollisti dënohet me 1,2 milionë euro gjobë

Dhunoi ish të dashurën, futbollisti dënohet me 1,2 milionë euro gjobë

Partizani mposhtet në Laç, Tirana merr kreun

Partizani mposhtet në Laç, Tirana merr kreun

TE FUNDIT

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
6 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në...

Lexo më shumë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
6 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com