Bota

Fillon izolimi në Angli/ Mbyllem dyqanet, baret e restorantet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 05/11/20 |
Opi Nion

Situata e krijuar nga pandemia është përkeqësuar në Britaninë e Madhe. Bëhet me dije se në këtë shtet në mesnatë ka filluar izolimi, i cili do të zgjasë katër javë.

Qytetarëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi ndërsa dyqanet, baret, restorantet, pubet dhe palestrat janë të mbyllura.

Policia ka njoftuar ndëshkime për të gjithë personat që shkelin e rregullat, ndërsa izolimi do të përfundojë më 2 dhjetor.

Më herët, kryeministri Boris Johnson, paralajmëroi se niveli i vdekshmërisë nga pandemia do të jetë dyfish më i lartë gjatë dimrit se ai i regjistruar në valën e parë të infeksionit.

Ditën e djeshme, Britania e Madhe shënoi 492 të vdekur si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë regjistruar 25,177 raste pozitive.

 

Pas