Ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm lirimi i të burgorsurve që përfitojnë nga amnistia. Sipas njoftimeve më të fundit janë 731 të burgosur të cilët përfitojnë nga falja e dënimit të mbetur. Nga këta numrin më të lartë të përfituesve e kanë Burgu i Fierit me 153 të burgosur, Burgu i Shën Kollit me 117 të burgosur, 131 Peqini , 110 Rrogozhina, 55 Drenova, ndërsa një numër më të pakët ka Tirana. Personat që do të lirohen janë të dënuar kryesisht për vjedhje, dhunë në familje dhe narkotikë. Ndërkohë që janë edhe 10 gra që përfitojnë nga amnista në burgun 325 të Tiranës, midis të cilave edhe katër që janë dënuar për vrasje.