Largimet e para nga kabinetet e ministrave të PD-së kanë filluar që sot.
Dy këshilltarë të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Ata janë Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari.
Motivet e dorëheqjes së dy këshilltarëve të ministrit të Brendshëm lidhen pikërisht me faktin se tashmë detyra e tyre “de facto” ka përfunduar dhe se për këtë arsye kanë vendosur të angazhohen në aktivitetet e tyre personale.
Këto janë largimet e para nga institucionet e drejtuara nga ministrat e PD, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershor