InstaBIZ

Fillimisht mungoi në dasmën e Ledionit, më pas Arbana bën këtë gjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 16/09/18 |
b.f

Është aluduar prej kohësh që dy moderatorët e njohur Ledion Liço dhe Arbana Osmani nuk flasin. Sipas thashethemeve, miqësia e tyre u thye pas lidhjes së Ledionit me Sara Hoxhën. Kjo e la moderatoren në hije e prej atij momenti, programet më të rëndësishme iu besuan Liços.

Pak javë më parë çifti Ledion dhe Sara lidhën kurorë në liqenin Como të Italisë. Në dasmën madhështore me qindra të ftuar, mungoi pikërisht Arbana Osmani. Kjo i bëri të gjithë të mendojnë se tashmë moderatorët përveçse nuk janë më miq, as nuk flasin. Dyshimi u përforcua nga fakti që Arbana nuk ka bërë asnjë urim publik për ish mikun e saj të ngushtë.

Por mesa duket situata nuk është aq keq sa duket. Sara Hoxha ka filluar të publikojë foto nga dasma, e mes qindra urimeve në seksionin e komenteve nuk ka munguar as i Arbanës. “Sa bukur,” shkuan moderatorja duke na lënë të kuptojmë që ata janë ende miq./Opinion.al

Pas