Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fillimi i vitit akademik, Kushi: Mësim online, vendim aspak i lehtë

2020/11/01 at 10:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fillimi i vitit akademik, Kushi: Mësim online, vendim aspak i lehtë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar një ditë para fillimit të vitit të ri akademik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi shprehet se universitetet i kanë marrë të gjitha masat që muajin e parë i mësimit të zhvillohet online për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Po ashtu, ajo sqaron se çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Reagimi i plotë

Të dashur studentë dhe pedagogë!

Nesër nisim një vit akademik sfidues, i cili vjen në vazhdimësinë e vitit të kaluar që u mbyll me mjaft vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërkohë që sfidat vazhdojnë të jenë të shumta, duket që edhe ky vit do të jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë, jo vetëm këtu por në të gjithë globin.

Në këtë kuadër, nga thellësia e zemrës dua t’ju uroj të gjithëve pa përjashtim një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm!

Si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, jam mëse e vetëdijshme për paqartësitë që krijon situata aktuale, por kjo nuk duhet të na trembë. Përkundrazi, duhet të na japë forcë, shumë qetësi e vendosmëri që edhe përgjatë këtij viti akademik të arrijmë maksimumin.

Komiteti i Ekspertëve ka propozuar së fundmi, që të paktën muajin e parë, mësimi të zhvillohet në distancë, pra “online”, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit. Një vendim aspak i lehtë ky, i imponuar nga ecuria dhe dinamika e pandemisë, por që fatmirësisht i ka gjetur universitetet tona të përgatitura që më herët në mënyrë që mësimdhënia të nisë dhe të zhvillohet pa ndërprerje.

Nga takimet e realizuara kohët e fundit me drejtuesit e universiteteve, jam informuar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kemi një nisje optimale në këtë fillim-viti akademik. Më vjen mirë që çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në fund, një lutje për të gjithë ju, që në asnjë moment të mos neglizhoni respektimin e masave anti-COVID. Kjo është e vetmja mënyrë që ne ta kapërcejmë sa më lehtë këtë periudhë dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit që të gjithë dëshirojmë.

Suksese dhe shëndet të mirë për të gjithë!/ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
Bota

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

17 Janar, 2026 3:11 pm
Gaza “e varrosur” nën rrënoja, 68 milionë tonë inerte,rindërtimi 50 miliardë dollarë
Bota

Gaza “e varrosur” nën rrënoja, 68 milionë tonë inerte,rindërtimi 50 miliardë dollarë

17 Janar, 2026 3:08 pm
Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet
Bota

Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet

17 Janar, 2026 3:06 pm
Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë
Kryesore

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

17 Janar, 2026 3:05 pm
Forumi ekonomik në Davos, Trump shkon me delegacionin më të madhin ndonjëherë
Bota

Forumi ekonomik në Davos, Trump shkon me delegacionin më të madhin ndonjëherë

17 Janar, 2026 3:03 pm
Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën
Bota

Vijojnë përplasjet për Groenlandën, Trump kërcënon Evropën

17 Janar, 2026 3:01 pm
Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

17 Janar, 2026 2:31 pm
Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim
Kryesore

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

17 Janar, 2026 12:57 pm
Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit
Kryesore

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

17 Janar, 2026 12:46 pm
Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese
Kryesore

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese

17 Janar, 2026 12:31 pm
Para
Tiranë/ Kultivuan bimëve narkotike, policia ekzekuton 14 masa sigurie

Tiranë/ Kultivuan bimëve narkotike, policia ekzekuton 14 masa sigurie

Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

Vetëvrasja e pacientit me COVID në spital, reagon PD: Ministria asnjë masë

Australia nuk regjistron asnjë rast të ri me COVID-19

Australia nuk regjistron asnjë rast të ri me COVID-19

TE FUNDIT

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
17 Janar, 2026

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar një marrëveshje të përkohshme për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë pranë termocentralit bërthamor...

Lexo më shumë

Gaza “e varrosur” nën rrënoja, 68 milionë tonë inerte,rindërtimi 50 miliardë dollarë

Gaza “e varrosur” nën rrënoja, 68 milionë tonë inerte,rindërtimi 50 miliardë dollarë
17 Janar, 2026

68 milionë tonë rrënoja mbulojnë Rripin e Gazës sot, mbi dy vjet nga shpërthimi i konfliktit me Izraelin të nxitur...

Lexo më shumë

Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet

Protestat në Iran, Ali Khamenei: Trump është përgjegjës për viktimat dhe dëmet
17 Janar, 2026

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei thotë se presidenti amerikan, Donald Trump është përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai ka bërë...

Lexo më shumë

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë
17 Janar, 2026

Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot qeverinë për “degradimin total të narko-shtetit” dhe për kontroll...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com