Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

Fillimi i këtij viti ka qenë i vrullshëm për tregun e pasurive të paluajtshme, veçanërisht për shkak të rritjes së kreditimit. Kështu ka deklaruar Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të paluajtshme në emisionin Pro Business në Tv Klan teksa analizon tendencat e fundit.


“Pronat që përdoren si kolateral janë ato që shiten më shumë,” vëren Demirxhiu. “Në vitin 2024, procesi i rivlerësimit ka shkaktuar ngërç në treg, por kreditimi i butë nga bankat ka mbështetur blerjet.”

Tregu po vëren një rritje të kërkesave nga çiftet e reja që blejnë banesa me kredi, si dhe të individëve që kërkojnë pronë të dytë ose të tretë.

“Shohim çdo ditë njerëz që vijnë për të blerë me kredi, nga ata që kërkojnë strehim të parë deri te investitorët,” thotë Demirxhiu.

Një nga problemet kryesore ka qenë vështirësia në marrjen e kredive për pronat në ndërtim.

“Tani, bankat dhe ndërtuesit kanë gjetur një zgjidhje: pronat mund të hipotekohen që në fazën e karabinës, duke lejuar blerjen edhe për banorët që nuk kanë kapital fillestar,” shpjegon eksperti.

Demirxhiu është i qartë për tregun e Tiranës: “Çmimet do të rriten gjithmonë. Nuk ka kuptim të presësh, sepse sa më vonë të blesh, aq më shtrenjtë do të jetë. Në shumë raste, kësti mujor i kredisë është njësoj si qiraja, kështu që blerja është zgjedhja më e mirë.”

Investitorët po ndjekin dy strategji kryesore:Blerja “në gropë” përfitimi nga çmimet më të ulëta dhe rishitja pas përfundimit. Blerja e apartamenteve të gatshme për ata që nuk duan të presin dhe të paguajnë njëkohësisht qira dhe kredi.

“Zonat më të preferuara mbeten ato qendrore, por shumë qytetarë blejnë aty ku çmimet janë më të arritshme,” thotë Demirxhiu.

Paskuqani, “5 Maji” dhe zonat e reja në zhvillim po tërheqin blerës për shkak të çmimeve më të përballueshme.

Çmimet në zonat periferike si “5 Maji” dhe Paskuqani kanë pësuar rritje të dukshme.

“Në fillim gjenim banesa me 1200-1300 €/m², sot kemi arritur në 1400-1500 €/m² ose më shumë,” vëren Demirxhiu./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT