Gjykata ka vendosur: Ish –kryeministri Sali Berisha nuk ka shpifur kundër drejtorit të emisonit “Fiks Fare”, Filip Cakuli. Bëhet fjalë për një padi civile të ngritur nga Filip Cakuli në shkurt të këtij viti, i cili e akuzonte Berishën për shpifje gjatë fjalës së tij në Parlamenrt. Për këtë arsye Cakuli i kërkonte Berishës vetëm 1 lek dëmshpërblim. Në fjalën e tij, Berisha ishte shprehur se emisioni “Fiks Fare” kishte nisur një investigim për naftën, por që më pas e kishte mbyllur. Sipas Berishës, Çakuli është “gjobaxhi”. Edhe pse deklarata e bërë në parlament është transmetuar drejtpërdrejt në TV, gjykata vendosi ta pushojë çështjen me argumentimin se nuk ka gjetur konsumimin e veprës penale të shpifjes në deklaratat e Berishës. Mos ndoshta shuma e kërkuar si dëmshpërblim i ka trembur gjykatësit?