Kryeministri Edi Rama thotë se kundështari më i madh i mazhorancës është vetë Partia Socialiste.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se në zgjedhjet do të luftohet për vendin e dytë.
Ai u shpreh i sigurt se PS do të dalë sërish forcë e parë në zgjedhjet e 11 majit dhe shtoi se lufta bëhet për vendin e dytë, duke shtuar se kjo forcë ende nuk është në garë.
“Të bashkuar bashkë Lapaj, Qorri, Shabani, Shehaj, si tingëllim ngatërrohen pak, por asnjë alternative në fushë nuk është rrezik. Edhe kur luaja basketboll nuk kishte rrezik që do na mundte Vllaznia, ishte një mundësi. Kundërshtari më i madh i PS-së është PS-ja, nuk ka tjetër.
Këtu luftohet për vendin e dytë për një arsye shumë të thjeshtë se vetëm PS është forcë popullore, të tjerat janë forca të caktuara të shoqërisë. Është punuar shumë që të vijë kjo, nuk është diçka që ndodh se del në Tv. Vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin. Më afër vendit të dytë është ai që nuk është akoma në garë, se vendi i dytë në një sistem si i yni duhet të të japë mundësi të kesh akses në maxhorancë”,-u shpreh ai.