InstaBIZ

Fifi publikon këngën e re për ditëlindje, si reagoi Flor Mumajesi


               Publikuar në : 22:40 - 31/03/19 |
el ida

Me rastin e ditëlindjes së saj, Fifi ka publikuar sot këngën e re. Edhe pse fansat prisnin që ajo të vinte me ndonjë bashkëpunim ose projekt të kantautorit Flori Mumajesi, kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka gjetur mbështetjen e tij.

Vetë Flori ka publikuar një video promocionale të klipit të saj në profilin e tij në Instagram, ndërsa i ka bërë edhe follow këngëtares.

Dyshja është përfolur prej kohësh për një marrëdhënie më tepër se miqësore, por pavarsisht deklaratave kontradiktore, asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar.

Projekti i fundit muzikor i Fifit ishte bashkëpunimi me Mc Kreshën, kënga “Psikopatja jote” e cila u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”, dhe korri mjaft sukses. /Opinion.al

Pas