Ajo është një ndër këngëtaret më të përfolura të momentit pas suksesit në “Kënga Magjike” dhe thashethemeve për një lidhje me kantautorin Flori Mumajesi.
Ndaj Fifi di si të tërheqë vëmendje sa herë që shfaqet në ekran. Këtë ka bërë edhe me intervistën e fundit për “NIN” me Alaudin Hamitin, që do të transmetohet këtë mbrëmje.
Në promon e emisionit që moderatori ka publikuar në Instagram, Fifi bën një deklaratë vërtet befasuese kur thotë se asnjëherë nuk e kanë dashur, por vetëm ajo ka dhuruar dashuri:
“Kurrë s’më kanë dashur, gjithmonë vetëm kam dashur”, shprehet këngëtarja duke na treguar për herë të parë se ka pasur mëshkuj në jetën e saj që nuk ia kanë kthyer dashurinë.
Më tej Fifi flet edhe për këngën “Psikopatja jote”, që lidhet pikërisht me dashurinë e ndërsjelltë. Pak ditë më parë Fifi foli edhe për të dashurin e saj duke ironizuar lajmet në media:
“Kam një të portaleve. Më shumë nuk besoj se më nevojitet…” është shprehur ajo me ironi për lajmet mbi lidhjen e saj me Flori Mumajesin