Sport

FIFA paralajmëron Tunizinë, rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 30/10/22 |
Opi Nion

Tunizia rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës nëse qeveria e këtij vendi vazhdon të ndërhyjë në çështjet e futbollit.

Ky është paralajmërimi i FIFA-s për autoritetet tuniziane, që vjen pas komenteve të përsëritura të ministrit tunizian të Rinisë dhe Sporteve, Kamel Deguish, rreth mundësisë së “shpërbërjes së zyrave federative”.

FIFA e konsideron deklaratën e tij si një përpjekje për të ndërhyrë në punën e Federatës së Futbollit. Një pezullim i mundshëm do të nënkuptonte që asnjë klub apo ekip kombëtar tunizian nuk do të mund të luante në garat ndërkombëtare.

Muajin e ardhshëm tunizianët do të marrin pjesë në Botërorin 2022, në një grup me Francën, Danimarkën dhe Australinë. FIFA i ka dhënë kohë autoriteteve të Tunizisë deri të premten, për t’u përgjigjur.

Pas