Kosova mund të pranohet më herët nga se është menduar në federatën europiane të futbollit.
UEFA në Kongresin e radhës (më 25 shkurt, i jashtëzakonshëm, më 3 maj i rregullt) do të shqyrtojë propozimin për pranimin e Kosovës si anëtare e plotë, bën të ditur televizioni serb, B92.
Federata Kosovare e Futbollit aktualisht ka kufizime në paraqitjen ndërkombëtare, pasi që FIFA në janar të vitit 2014 i lejoj Përfaqësueses së Kosovës ndeshje miqësore ndërkombëtare pa simbole shtetërore, transmeton Republika.info.
Në rast se UEFA e pranon Kosovën si anëtare fuqiplotë, përfaqësuesja e Kosoves do të mund të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, dhe klubet kosovare në kupat evropiane.