Sport

FIFA jep çmimin “Lojtari më i mirë i 2020”, Lewandowski fiton garën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:19 - 17/12/20 |
Semiljana Azizi

FIFA ndau ditën e sotme çmimet për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit.

Në një vit ku Topi i Artë nuk u dha për shkak të pandemisë, çmimi “The Best” e fitoi Robert Lewandowski. Polaku kujtojmë që ka korrur sukses të madh në karrierën e tij. Vetëm këtë vit fitoi 5 tituj me Bayern Munchen dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës dhe Champions League.

Ndërkohë që dy kandidatët e tjerë për këtë çmim ishin Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Portieri më i mirë i sezonit u shpall Manuel Neuer, i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane. Ai konkuroi me Alisso Becker (Liverpool, Brazil) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid, Slloveni).

Kurse, trajneri më i mirë i vitit u shpall Jurgen Klopp, i Liverpool. Konkurentët e këtij të fundit  ishin Marcelo Bielsa (Leeds) dhe Hansi Flick (Bayern Munchen).

FIFA gjithashtu ka publikuar edhe formacionin më të mirë të vitit: Alisson; Alexander-Arnold, Sergio Ramos, Van Dijk, Davies; De Bruyne, Alcantara, Kimmich; Messi, Lewandowski, Cristiano./Opinion.al

Pas