Policia e Fierit ka arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prokurorin e rrethit Fier, Petrit Vukaj. Sipas të dhënave të para, Vukaj është ndaluar në akuzën: “Korrupsion Pasiv”. Sipas deklaratës së parë të Prokurorisë, Vukaj ndikoi në zbutjen e dënimit të një personi që kishte kryer një aksident. Arrestimi është bërë nga Task-Forca Tiranë.