Një bombul gazi ka shpërthyer në një apartament në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Sipas “BalkanWeb” bombula e gazit ndodhej në ballkon e si pasojë e shpërthimit në familjen e Dekim Aliajt ka pasur vetëm dëme materiale, por asnjë person të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset e Fierit ndërkaq raportohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të bombolës.