Një tjetër ngjarje e pakëndshme, ku sërish në qendër të dhunës janë mjekë dhe infermierë, është regjistruar në Spitalin e Fierit, ku disa persona të dehuar kanë qëlluar me grushte mjekun e urgjencës dhe infermierin. Ngjarja është shënuar pak minuta më parë dhe menjëherë është bërë shoqërimi i personave dhunues në ambientet e komisariatit të Fierit.