Parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier janë shkatërruar dhe një pjesë e tyre kanë përfunduar në ujë.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa mbetet e paqartë nëse makina që është përplasur në të, ka përfunduar në lumin Seman apo është larguar pas përplasjes.
Momentalisht autoritetet kanë ngritur të gjitha pistat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjeti e po tentohet kontakti me drejtuesin e automjetit që i përket, telefoni i të cilit rezulton i fikur.
Priten polumbarët e RENEA-s për të vijuar kërkimet. Ndërkohë edhe policia e ndodhur në vendin e ngjarjes është duke marrë të gjitha provat./Opinion.al