Aktualitet

Fier/ Sekuestrohen 17 thasë me kanabis, 3 të arrestuar. Tentuan ta hidhnin drogë në lumë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:31 - 01/12/22 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi janë kapur në flagrancë me 17 thasë të mbushur me lëndë narkotike.

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar,44-vjeçari me iniciale Z.(P).V., 22-vjeçari P.V dhe 27-vjeçari E.V, banues në Baltëz, Fier, ndërsa  po procedohen në gjendje të lirë 2 të mitur, të moshave 14 dhe 16 vjeç, po ashtu, banues në Baltëz, Fier.

Mësohet se, të arrestuarit kanë tentuar të hidhnin sasinë e lëndëve narkotike në lumë pasi kanë parë shërbimet e policisë.

Ndërkohë, uniformat blu i kanë sekuestruar 17 thasë të mbushur me kanabis, me peshë totale 167 kg.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Sakaq, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./Opinion.al

 

Pas