Një vajzë 17-vjeçare është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale foto intime të një 18-vjeçari.
Sipas njoftimit të policisë, 17-vjeçarja u mor në pyetje nga blutë në lidhje me rastin.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.