Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen “11 Janari” në Fier, pas një konflikti të çastit.
Policia njofton, se i plagosur i identifikuar me inicialet M. Rr, është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij./ Opinion.al